M. Eminesku: Lermë të digjem prush nga malli!

Poezi nga M. Eminesku

Pasi prej kohe kaq të gjatë
ne s’thamë asnjë fjalë,
më ngjan sikur harruam fare
që u deshëm me aq mall!

Tani të ëmbël e të zbehtë
të shoh kaq pranë meje-
lermë të ulem si dikur
në gjunjë para teje!

Lermë të digjem prush nga malli,
t’i puth duar e tua.
O doçkëza ju ç’kini bërë
kaq kohë larg, pa mua!

Në shqip: Perikli Jorgoni


Lexo edhe:

MIHAI EMINESKU: PËRSE FRIKOHESH? A S’MË KE TI PRANË?

Përse frikohesh? A s’më ke ti pranë?
Lere të rrahë shiu në dritare
e era të gjëmojë anembanë,
me mua je e mos ki frikë fare!

Përse u ngrite e mes dhogash sheh?
Sikur diç pret e dukesh e habitur.
S’mund të dallosh me sy ndër to asgjë?!
Mos do që të kujtosh diçka, papritur?

Mbështete kokën, do të jesh e qetë,
bëj gjumë edhe lërmë të rri zgjuar…
Gjithmonë më pëlqen, kështu plot jetë,
të të vështroj kur jam duke lexuar.

Poezinë e plotë mund ta lexoni KËTU:

ObserverKult


MIHAI EMINESKU: QËNDRO TEK UNË, KAM PËR TY KAQ DASHURI!

“O qëndro, qëndro tek unë!
Kam për ty kaq dashuri!
Gjithë dëshirat që ti ke
t’i dëgjoj veç unë di;

Në të hijes errësirë
ti një ruspi i shëmbëllen
që me sytë të zinj e të urtë
në fund të ujrave vëren;

Dhe buçim si nxjerrin valët,
bari i lartë si fërmon
do të bëj të dëgjosh tinës
tufën e drerëve tek shkon…

Poezinë e plotë mund ta gjeni KËTU