Ti loz e qesh me mua
Si një fëmijë
Ti ndez në zemrën time
Një zjarr të ri
Një zjarr të thellë
Që shpirtin ma shqetëson
Ç’ke vashë që më ngacmon
Vjen e ikën plot lajka ke
Moj e bukura çapkëne je
Me shikime e fjalë mos më mundo
Thuaj më do apo s’më do?
Me sytë që shkëlqejnë
Ti më shikon
O sa shikime të ëmbla
Ti më dërgon
Një natë të mos më shohësh
Dhe më kërkon
Sikur më dashuron
Ditë e natë pranë meje qëndron
Të të puth ti kurrë s’më lejon
Me shikime e fjalë mos më mundo
Thuaj më do apo s’më do ?
Thuaj më do apo s’më do ?
Thuaj më do apo s’më do ?
Thuaj më do apo s’më do ?
Të dua, po mos trego!
———————————————————————–
LEXO EDHE: RUDOLF STAMBOLLA & ANITA TAKE: YLL BUKURIE, OH SA FORT TË DASHUROJ…(TEKSTI DHE KËNGA)
Këngën time nis kësaj nate plot ndriçim
Ty un’ ta dhuroj o vajzë e bukur me dashni
Syrit tënd të zi po i thur këtë melodi
Dridhet zëri im kur unë këndoj me adhurim.
Yll bukurie, oh sa fort të dashuroj
Shpirt dashurie, natë e ditë për ty mendoj
E në këtë natë pranverore për ty
Digjet zemra ime e shkretë për të bukrat sy.
Larg në qiell ndrin kjo hënë e bukur plot magji
Duket sikur thotë të mira fjalë për dashuri
Ty unë të kërkoj në kët vetmi me padurim
Eja prapë këtu në gjininë tim plot drithërim.
LEXO EDHE: ANITA TAKE&RUDOLF STAMBOLLA: TË DESHA, TË DESHA SI I MARRË (TEKSTI DHE KËNGA)
Mu duke krijesa më e bukur e amël e zjarrtë si dashuria
Për ty më ngjallet në shpirt mu sot zilia
Tek ti u ngjita të rashë pas a Flutur…
TEKSTIN DHE KËNGËN E PLOTË MUND TA GJENI KËTU