Nënlëkura jote është ngjyrë gjaku,
Ngjyrë flake,
E shoh nga roza që ti ka veshur mollëzat e faqeve.
Zien nënlëkura juaj,
E shoh në dallgët e lëngëta që mbyten në liqenin e syve tu.
Digjet nënlëkura jote
Në buzët e tua e shoh,
Që si dy gaca-prush shkrumojnë njëra –tjetrën.
Kallet nënlëkura jote,
Shkrumohet,
Digjet.
Nënlëkura jote flet gjuhën e zemrës,
Gjuhë e vjetër sa njeriu,
Gjuhë pa fjalë,
Klorofile e
Heshtur,
Sporë,
Jetë,
Pik loti
E shndërruar në krypë.
Gjuhë që flitej prej njërëzve të lirë,
Gjuhë që e mbajnë në majë të gjuhës
Ata që e jetuan dashurinë,
Gjuhë e atyre pak njerëzve që i kanë tepruar kësaj bote shllinë-shkretinë.