Në qoftë se doni të bëheni deputet, mos përrallisni për shtimin e prodhimit të panxharit të sheqerit, të karburanteve, të grurit;
Mos flisni për tatimin mbi të ardhurat;
mos u betoni për besnikëri ndaj Kushtetutës dhe Atdheut, mos dërdëllisni për mbrojtjen e interesave të punëtorëve, të nëpunësve, të fëmijëve.
Jo. Nëse ju doni të bëheni deputet, duhet të ulërini gjithandej:
– Jam një hajdut, përherë kam vjedhur dhe kam grabitur sa kam mundur!…
Nga Roberto Arlt
Në shqip: Bajram Karabolli
YPI: RRETHEQARK, RRENA DHE VETËM RRENA…
Lexo edhe:
GJERGJ FISHTA: KRITERET QË DUHET TË PLOTËSOJË AI QË KËRKON TË JETË DEPUTET
At Gjergj Fishta (1923) – Revista Hylli i Dritës
Për shtetin tonë është nevoja të mblidhet sa më parë Kuvendi i Dheut ose Konstituenta, sepse nevojitet një reformë rrënjësore si nga trajta politike edhe nga parimet kulturore, sipas të cilave të ndërtohet përfundimisht shteti shqiptar.
Për të ligjëruar me ndonjë kalangerç “gishti” intrigat e ambicjet e njërës a të tjetrës kastë, të njërit e të tjetrit idiot surrullup e surrat-qerep, s’ia vlen as mundimi të mblidhet Kuvendi i Dheut, e është një krim të shpenzohen paratë e Shtetit – gjaku i popullit të ngratë – për një komedi kaq të dëmshme të poshtër.
Së pari e kryesorja, delegati për Asamblenë Kushtetuese duhet të jetë Shqiptar. Kur them “Shqiptar” kuptoj Shqiptarin tamam Shqiptar, domethënë: Shqiptar me gjuhë e Shqiptar me të lindur – që të ketë lindur brenda kufijve të Shtetit Shqiptar: e jo Shqiptar adoptiv – bir në shpirt i Shqipërisë – Shqiptar me dy pasaporta në xhep: me valixhe ne dorë e me shtëpi në shpinë të kalit – sot këtu, nesër kushedi se ku: si zogjtë, që ndërrojnë vend sipas këmbimit të stinës.
Prej kësaj rregulle të përgjithshme do të përjashtohen të gjithë ata, që me botime të veta të vlershme kanë ndriçuar e begatuar letërsinë shqipe, e me të holla e vepra të tjera patriotike janë orvatur për triumfin e lirisë sonë kombëtare./
ObserverKult
Lexo edhe:
BARDHYL LONDO: VETËN E VRASIM PËRDITË
Vetën e vrasim përditë
në tavolina të pista kafenesh
në rrjeshta të ndytë gazetash
në qarqe prapësish, intrigash
vritemi në një vdekje të ngadaltë
dhe, oh, zot,
s’arrijmë ta kuptojmë vetëvrasjen tonë
vjen pastaj një çast merr revolverin
këmbëza nuk hiqet
ke vdekur prej kohësh.
I vdekuri nuk vetvritet.
ObserverKult
Lexo edhe: