Një ditë u zgjua bota
Nga ëndrra që kish parë
E çirrej, qante, qeshte si e marrë.
Me flokët e pakrehur,
Shpresa zhdukur,
Kërkonte bota trurin që kish humbur.
Me sytë e zgurdulluar, ndjenja mpirë,
Bota kafshonte veten, si vampir.
Si erdhi kjo sëmundje? Kush e solli?
Ç’kuçedër nga legjendat birin polli?
E bota kur vetveten e ndërsente,
Kërkonte një arsye, por se gjente,
E trembej të shikohej në pasqyrë,
Kjo botë vetevrarë, kjo botë e ndyrë.
E pisët, e palarë, pa tualet,
Vetvetes i vërsulet dhe e vret.
E në një çast që stepet,
Zë e vajton,
E pyet bota veten
Hej,ku po shkon?
KU PO SHKON KJO BOTE
NUK E DI ASNJERI
NUK E DI AS UNË, NUK E DI AS TI..
KU PO SHKON KJO BOTË,
PA MA THUAJ TI,
PA MA THONI JU,
KJO ËSHTË ÇMENDURI…