Bukowski/ E tmerrshme: Njerëzit inteligjent janë përplot dyshime, e budallenjtë përplot vetëbesim…

bukowski - gjithmonë

Shkrimtari sa i njohur, aq edhe i përfolur, Charles Bukowski, njihet si një ndër themeluesit e rrymës “Underground” të shkrimit letrar. Si autor i 34 vëllimeve poetike, 3 romaneve dhe një skenari filmi, ai gjeti adhurues në mbarë botën.

Por sot nuk do të flasim për kontributin e tij letrar. Do të ndalemi te diçka më e lehtë, më shpejt e kapërdishme për lexim dhe që s’do shumë përqendrim, tek thëniet proverbiale, që lexuesit kanë shkëputur nga veprat e tij.

Të tillat janë të shumta, por ne do t’ua sjellim disa prej tyre:

charles bukowski nëse, poesi observerkult

Thënie nga Charles Bukowski:

Kaloja para dyqind vetave dhe nuk arrija të shikoja qoftë dhe një qenie njerëzore.

Problemi me këtë botë është se njerëzit inteligjent janë përplot dyshime, e budallenjtë përplot vetëbesim.

Filloni ta shpëtoni botën duke shpëtuar një njeri çdo herë; gjithçka tjetër është romantike, madhështore ose politike.

Ka gjithmonë diçka që na i rrënon jetët tona. Gjithçka varet se cila prej tyre na bie hise e para.

Ne të gjithë jemi pengje dhe jemi të gatshëm të merremi peng.

E tmerrshme nuk është vdekja, por jeta që disa jetojnë.

Duhet të vdesësh disa herë, para se të jetosh në të vërtetë.

Gjenialitet do të thotë të kesh aftësinë për të thënë një gjë mjaft të thellë në mënyrë të thjeshtë.

Disa njerëz nuk meritojnë as buzëqeshjen tonë, jo më lotët.

Ne jemi këtu t’i qeshim fatit dhe të jetojmë jetën tonë aq mirë saqë edhe vdekja do të frikësohet të na marrë.

Mëso të mos e shkatërrosh me fjalë atë çfarë ke ndërtuar me heshtje.

Përgatiti: A. S.- ObserverKult

Bukowski Vallë, a është e mundur të duash një njeri?

———————————–

Lexo edhe:

BUKOWSKI: TË MARRTË DREQI GRU E MREKULLUESHME!