Soprano e famshme shqiptare Ramona Tullumani do të mbajë një koncert me rastin e Javës së Europës.
Delegacioni i Bashkimit Europian në Tiranë, njofton se, të martën, më 5 maj, në orën 20:00 Java e Europës ndalon në shtëpinë e sopranos së famshme shqiptare Ramona Tullumani për një koncert ku do të dëgjoni arie fantastike të Puccinit dhe arie nga kompoziorë shqiptare.
Performuese në skenat më të famshme në botë, Ramona ka kënduar gjithashtu në Vatikan në vitin 2013 me rastin e ditëlidnjes së Papa Françeskut. Që prej vitit 2007, ajo është Ambasadore e Paqes për Kombet e Bashkuara.
Delegacioni i Bashkimit Euopian dhe Ambasada e Bullgarisë në Tiranë, vend ku Ramona Tullumani u trajnua si këngëtare, ftojnë qytetarët të ndjekin koncertin live në faqen në Facebook të BE në Shqipëri.
Po më 5 maj, këngëtarja shqiptare Olta Boka do të mbajë një koncert me rastin e Javës së Europës me artistin holandez Van Velzen. Delegacioni i Bashkimit Europian në Tiranë, njofton se, Olta Boka dhe artisti holandez Van Velzen u njohën një vit më parë përmes një projekti muzikor dy ditor në Tiranë.
VanVelzen u bë i njohur në vitin 2006 në Holandë dhe deri tani ai numëron gjashtëmbëdhjetë hite, pesë çmime në radio, një Golden Harp, pesë ture të plota dhe mbi 200 pjesëmarrje në festival!
Olta Boka është shumë e njohur për publikun shqiptar, i cili e ka ndjekur atë që prej pjesëmarrjes së saj në moshë të vogël tek Gjeniu i Vogël dhe kur përfaqësoi Shqipërinë në Eurovizion në vitin 2008.