Këngëtarja xhamajkane, Millie Small ka vdekur në moshën 73 vjeçare pas ndërlikimeve shëndetësore.
Të afërmit bëjnë të ditur se shkaku i vdekjes u bë një atak në tru.
Millie Small njihet sidomos me hitin e saj “My Boy Lollipop”, i cili arriti numrin dy në SHBA dhe MB në 1964, për të mbetur si një nga këngët më të shitura të të gjitha kohërave, me më shumë se shtatë milionë shitje.
Themeluesi i “Island Records”, Chris Blackwell njoftoi vdekjen e saj dhe e kujtoi Smalli “një person të ëmbël … dhe të veçantë”