Ty që ëndrrën ma mban zgjuar
Edhe shpirtin ma bën erë,
Mij’ra herë më ke lënduar,
S’të urreva, asnjëherë!
Ty që zemrën të dhurova
Si të ishte, një pikturë.
Dhe pse veten e përçmova,
Ty nuk të urreva kurrë!
Dashuria ka urrejtje,
Mirëpo unë s’e gjeta dot,
Nuk harrova të të dua
Dhe pse je motiv për lot’!
Dhe pse je ti shkak i heshtjes
I mërzis që më mbyll sytë,
Perëndia e kureshtjes,
T’adhuroj dhe pse më mbyt !
T’adhuroj edhe i mbytur
E vetmja udhë që më le ti,
Nuk do t’lodhem duke pritur,
Dhe pse ”ardhje” s’ka, e di !
Ty, që ëndrrën ma mban zgjuar
Edhe shpirtin ma bën erë,
Mij’ra milje e mërguar,
E unë pranë të ndjej përherë!
Nuk ka jetë pa pasur vuajtje
Dashuri, nuk ka pa jetë !
ObserverKult
Kliko edhe: