A e dini sa përrenj ka Shpiragu dhe si emërtohen?

Nëse keni vizituar Beratin, me siguri ju ka bërë përshtypje mali i Shpiragut. Ai ndodhet përballë qytetit të Beratit dhe ajo që bie në sy, janë vijat e tij natyrale, pra përrenjtë.

A e dinit se, ato janë 24 në total dhe secila ndarje, ka emrin e vet?  Ajet Nallbani është kujdesur për t’i rikujtuar, përmes faqes së tij në Facebook:

Emrat e vijave të malit të Shpiragut (nga e majta në të djathtë):

Vijat e malit që populli i quan përrenj (po përrenj nuk janë, se nuk kanë ujë, as bëjnë rrëke, kur bie shi), kanë pothuajse një largësi me njëra-tjetrën, janë gjithsej 24 dhe quhen:

1- Përroi Meterizës, pranë gjurmës së Mushkës.
2- Përroi i Gongallit.
3- Përroi i Sheshores.
4- Përroi i Verbër.
5- Përroi i Shpellës. Këtu gjenden guva të mëdha shkëmbinjësh, ku mbajnë bagëtitë barinjtë në kohë lagësire.

6- Përroi i Ristos.
7- Përroi i Arrës.
8- Përroi i Binjakës.
9- Përroi i Stanit. Në krye të këti përroi, mbi majën më të lartë të malit, gjendet Shëndëlliu.
10-Përroi i Metkës.
11-Përroi i Çukales. Majës së malit drejt këtij përroi i thonë Pënjë.
12-Përroi i Lisit.


13-Përroi i Kulprit.
14-Përroi i Ngjelës. Majës së malit drejt këtij përroi i thonë bregu i Spitharës.
15-Përroi i Ramos.
16-Përroi i Arrës ose Shtegu i Ujkut. Këtu gjendet vrima e Dragoit.
17-Përroi i Konos me Çukën e Rrjepur.
18-Përroi i Myftarit. Mbi të është një shteg midis dy brigjesh të majës së malit që i thonë Gryka e Razhdojt.
19-Përroi i Përcëllishtes.
20-Përroi i Dushkut, që ka mbi krye në majë të malit fushën e Bukur.
21-Përroi i Thanës.
22-Përroi i Druvarit me shtegun e Rrahut.
23-Pezuli i Zhgabës.
24-Dushku i Kuq.
Vendeve më poshtë dhe prapa përroit të Dushkut të Kuq, nga ana e perëndimit u thonë Rakova.

Mbledhur në vitin 1944, nga Vlash Papa

ObserverKult