Poezi nga Shqiptar Oseku:
Ajo ka sy të zjarrtë
për flakë, sy për dritën që e bëjnë
të ndriçojë,
shikime
që e errin terrin,
e bëjnë të nanurisë Love nga Nat King Cole,
mprehur, dehur, mehur, si nga whisky i vjetër,
bërë dru:
e dashura ime ka një shikim që thotë gjëra,
të cilat ta ndalin frymën,
mënyra si më sheh, është bekim në vete.
Ajo ka zemër të zjarrtë, e shikim
që e bën dritën të ndriçojë.
Sa herë që më sajojnë
sytë e saj,
emitojnë një harmoni, perfekte
si prekla nën duar pianisti; bindëse
si shkurre në flakë.
ObserverKult
Lexo edhe:
Poezi nga Shqiptar Oseku: Ti kurrë s’duhej të kishe vdekur, bir…
Ti kurrë s’duhej të kishe vdekur.
Në një tjetër botë,
ti s’ke pritur fare as në radhë të kufirit.
Atje kufinj nuk ka,
ti ke vazhduar rrugën duke pyetur prindërit
a mbërrimë? a mbërrimë? a mbërrimë?
njëqind herë rresht
gjersa më në fund ke mbërritur në shtëpi.
Je shplodhur pak, bir,
dhe ke dalë të luash me shokët.
Lexo të plotë KETU
Shqiptar Oseku: Mos shko te jot amë, Doruntinë…
Mirëmbrëma, Doruntinë.
Dëgjove se je kthyer kalëruar pas vëllait
netve pa hënë.
Retë nxiheshin, e korbat flisnin për ty.
Shkon i vdekuri me të gjallë.
A je e sigurt se i vdekuri s’qe ti?
Mos u fsheh ndër hije.
Gjejeni të plotë KETU
ObserverKult