Erich Kästner: Befas dashurisë i erdhi fundi

Befas dashurisë i erdhi fundi, poezi nga Erich Kästner

Ata e njihnin njëri-tjetrin prej tetë vitesh
(e njëri- tjetrin mund të thuash se e njihnin mirë),
Befas dashurisë i erdhi fundi.
ashtu si nje kapele e shtrenjtë, papritmas shitet lirë…

Ndiheshin bosh por shtireshin krejt ndryshe,
provonin puthje sikur asgjë të mos kish ngjarë
vështronin njëri-tjetrin e nuk dinin ç’të bënin,
derisa ajo plasi në të qarë.

Në sfond lundronin anijet
diku dëgjohej muzikë
Ai përmendi se ora qe katër
Fiks koha kafenë për të pirë.

E morën rrugën drejt nje kafeneje të vogël
Filxhanët përplasën sakaq
Të dy ishin aty deri vonë në mbrëmje
Pa fjalë, pa shikime, në paq’.

Përktheu: Juliana Vogli

——————————–

LEXO EDHE:

BAUMAN: A NUK QE VALLË MODERNITETI NJË PROCES “LËNGËZIMI”’ QYSH PREJ FILLIMIT?

‘’Fluiditeti’’ është cilësi e lëngjeve dhe e gazeve. Ajo që i dallon të dy këta nga trupat e ngurtë, siç na vë në dijeni në mënyrë autoritare Enciklopedia Britanike, është se ata, ‘’kur janë në gjendje prehjeje, nuk mund të përballojnë forcat tangjente e prerëse, prandaj, kur mbi ta ushtrohen forca të tilla, i nënshtrohen një ndryshimi të vazhdueshëm në formë.’’

Ky ndryshim i vazhdueshëm dhe i pakthyeshëm i vendndodhjes së njërës pjesë të lëndës në lidhje me një pjesë tjetër, kur vendoset nën veprimin e një force prerëse, formon rrjedhjen, e cila është një cilësi karakteristike e fluideve. Në të kundërt me këtë, forcat prerëse në brendësi të një trupi të ngurtë, të mbajtur në një pozicion të përdredhur apo të përkulur, ruhen: trupi i ngurtë nuk rrjedh dhe mund të kthehet sërish në formën e tij të mëparshme…

Tekstin e plotë e gjeni KËTU