Nga: Fridrih Hëlderlin
Veten e urrej! Është diçka e neveritshme
Zemra e njeriut, kaq fëmijërisht e dobët, kaq krenare.
Kaq e dashur, si konia e Tobias është
Dhe përsëri kaq e ligë! Shporru! Veten e urrej!
Kaq ëndërrimtare, kur flaka e poetit e ngroh
Dhe hë! Kur një djalosh pa shokë
vjen e mbështetet te ne, kaq krenare, kaq e ftohtë!
Kaq e butë, kur stuhi e jetës
Zverkun na përkul.
Përktheu: Petraq Kolevica