Poezi nga Preç Zogaj
Ajri mblidhet lëmsh në zemrën time…
Edhe pak kohë do të jetë i jetueshëm
Ky vend ku flaka s’ka e s’ka të sosur
Në vijën e vetme për ne ish Histori.
Gjallë ende në shpirt, prandaj të turpëruar
nga fytyrat tona kaq të pandryshueshme…
Si do t’ja bëjmë ne me dashurinë tonë?
Në ç’gjuhë do fshihemi,
Në ç’dialekt do duhemi
Tani kur u mor vesh se na ka parë hiçi!
Në çdo pasqyrë, moj motër
Na vështron mëkati!
ObserverKult
—————
Lexo edhe:
“NJË E TRETË DASHURIA”, PREÇ ZOGAJ VJEN ME NJË LIBËR, PËRMES VARGJESH NA KUJTON ATA QË NA MUNGOJNË
Poeti Preç Zogaj ka promovuar librin e tij të fundit me poezi, “Një e tretë dashuria” ku përmes vargjeve, rrëfen muzat dhe kujton ata që na mungojnë.
Preç Zogaj tha se “një veçori që ka poezia është se autori se duhet të mbetet vetvetja pa e përsëritur veten. Për librin ‘Kalimi’, Ndoc Gjetja më thoshte se nuk mund të shkruash një libër më të mirë se ky”.
Për poeten Natasho Lako, libri i fundit i Zogajt është festë e Gjuhës.
“Është si ai trëndafili që hapet. Hapet vetë fjala dhe zë një vend të çuditshëm që nuk e ke në asnjë poet tjetër. Është një marrëdhënie që e riuzbulon vetëm Preçi dhe kjo është një nga gjërat më të bukura që tregon pjekuri të madhe artistike”.
Poeti laureat dhe drejtoresha e qendrës së Librit, ofruan dy këndvështrime të tjera, që rrokin sa të shkuarën po aq edhe nevojën, duke nisur nga titulli.
Rudolf Marku, tha se “është një titull që na kthen te koncepti i Lasgush Poradecit që ka poezinë e famshme që nuk dashuronim as unë as ti, por dashuronte dashuria. Pra ka nevojë gjithnjë për një të tretë.”..
Tekstin e plotë e gjeni KËTU