Darkave shëtis
rrugëve të shkretuara.
I vetëm
me dështimet e mia,
me ditët e humbura të jetës sime,
dhe me ëndrrat e mia që shkuan në djall.
Eci gjithmonë me kokën të ulur,
me vështrim të ngulur në pllakat e udhës,
sepse në të vërtetë tmerrohem
se mos rastis e përballohem
me vetën time kaq të përçudnuar.
Shqipëroi: Arqile Garo