Poezi nga Gjergj Mihallari
Lermë të të prek
Kudo, dhe askund
Ti je iluzion, një e vërtetë, ëndërr
Që mbush çdo qelizë me kumt.
Sot jam eksplorator i botës së paqenë
Nuk ka dete, oqeane, kontinente të reja,
Ti zbuloj e t’u jap emër,
Ti ke qëlluar një ishull që asnjë hartë
Nuk të përmend.
Lermë të të prek e dashur,
Në çdo qelizë që përmban trupi yt,
Xhungla përmban edhe egërsinë
Dhe enigma pafund.
Lermë të të prek e dashur,
Si një udhëtar i lodhur, i mbaruar
Që kërkon ujë në tokën shkrumb të thatë,
Gjeti tek ti ujë të ftohtë që buzët të lag.
Ti je krijesë e perendive antike,
Gjendur gabimisht në kete grumbull apokaliptik,
Nuk jam as lajmëtar apo roje e perendive,
Ndaj nga unë mos ki frikë.
Lermë të lëviz gishtat mbi lëkurën e bardhë,
Të luaj hyjnoren melodi,
Jeta është tepër e shkurtër,
Pse merr frymë vetëm nga ti…
Lermë, pra lermë,
Ti je ylli që ndjek rrugës për t’u kthyer në shtëpi…
ObserverKult
Lexo edhe:
GJERGJ MIHALLARI: BUZËMBRËMJE NË QYTETIN E HUAJ
Ditët po rrëshqisnin si pa kuptuar. Ishin ditë kur bëhej gati të largohej për në shtetin e huaj me studime.
Përkthente çdo dokument në qytet dhe përgatiste atë për ambasadë. Lodhjen e ndiente kur kthehej në fshat, në ecjen e zvarrët, në mpirjen e qafës dhe shpatullave. Ndalte hapat për disa çaste në çezmën ku kishte takuar Fridan, për të pirë ujë të freskët si një kalë i babëzitur. Ndalte pa frikë se mund të shfaqej Frida.
Tekstin e plotë e gjeni KËTU