Një ditë shoh gishtat e këmbës
S’i kisha parë prej muajsh
Kishin marrë fund
Miqtë më të dashur për mua.
Kur isha i vogël, i shihja një për një
I numëroja gjer te numri dhjetë
I vija në gojë për të dalluar
Të madhin nga i vogli. Dhe
I doja më shumë se sytë
Më shumë se bërryli, zemra, bajamet
Por me kalimin e viteve
Gishtat dhe unë u ndamë
Tani, plot gunga dhe të zbehtë, secili ngre akuzë;
I fsheh shpejt e shpejt në këpucë.
Përktheu: Roland Gjoza