reklamë

Maxhun Osmanaj: Ma lexo dhimbjen…!

E dashur, koha nëpër stinë
Çdo ditë na ngarkon me të papritura
Pushteti i mallit, gërryen dhe eksplodon
Ma lexo dhimbjen, t’lutem!
Alfabetin e shpirtit, vetëm ti ma di, moti
Unë, s’po lexoj më dhimbje
Se po ma plakin kujtesën
Harresa i ka fajet…
Mos e akuzo n’gjyq për dënim
Vetëm ti e di bashkë me mallin
ku keni fshehur abetaren e takimeve…
udhëtimin, në asnjë mëngjes nuk e nisi
pa u përshëndetur me rrezet
që do të ju takojnë edhe ju
do të ju rrëfejnë se ika larg…
tashmë, banoj në një ishull kujtimesh
pa muzg, pa lindje, brenda qiellit të ngrysur
që as më mua nuk më flet asgjë
bashkë mbytemi në heshtjen e ftohtë…

ObserverKult


Lexo edhe:

Maxhun Osmanaj: Marsi, s’është vetëm frymë…