Ditës po i vjen fundi dalëngadalë,
Dhe muzgu dritën e fashit
Çdo gjë duket e topitur
Perëndimi i dielli na shfaqet përballë.
Koha me flatra fluturon,
Në jetën time çdo gjë ndryshon,
Kurrë dy gjëra nuk janë njëlloj;
Teksa jeta shkon dhe vjen si lojë.
Lojtari fiton ose humbet kjo s’ka aspak rëndësi,
Madje edhe nëse jeta shkon vajmedet,
Një ditë e humbur s’ka pse na sjell mërzi.
Gëzohu që një ditë e re troket.
Kur hëna ndriçon;
Dhe yjet shkëlqejnë
Bukuria e muzgut
Zemrën na i këndell.
Drita vjen e shkon,
Dielli lind e perëndon,
Kështu jeta rrjedh gjithmonë,
Asgjë nuk mbetet më njësoj,
Kur dielli perëndon.
Përktheu: Irena Dono