Një burrë që po eksploronte një pyll në Suedinë perëndimore ra rastësisht në gjurmët e një thesari të Epokës së Bronzit, që mendohet të jetë rreth 2500 vjeçar.
Në sendet e gjetura janë rreth 50 artikuj, të tilla si gjerdanë, byrzylykë dhe vëthë.
Hartografi Thomas Karlsson deklaron se kur gjeti këto sende të vjetra në fillim mendoi se ishte një llambë, por kur e pa nga afër kuptoi se kishte të bënte me stoli të vjetra, transmeton ‘rtklive’.
Arkeologët suedezë thonë se është shumë e rrallë të gjesh një thesar të tillë në pyll, pasi fiset antike zakonisht i fshihnin objekte të tilla në lumenj ose në ligatina.