Preç Zogaj: Ajo më ka kthyer në trupin e hershëm

preç zogaj
Preç Zogaj

Ajo më ka kthyer në trupin e hershëm,
në melankolinë e vjetër,
si të më zgjojë djalë,
si të më verë në rrugë
me çantën në krahë.

Por mua s’më pasqyrojnë xhamat,
Jam zhdukur nga cipa e ujërave kristal të liqenit.
Përkulem atje dhe thellësia
nxjerr në sipërfaqe Narcisin- nuk jam unë.
Unë jam ai që nuk shihet më
përveçse prej syve të mi të mendjes.

Dashuria, ajo më ka kthyer
në trishtimin kullues,
ku tretet e mbetet një kërcell luleje qenia-
Kush e prek rrezikon magjepsjen
si Odiseja në ishullin e sirenave.

ObserverKult

——————-

LEXO EDHE:

“NJË E TRETË DASHURIA”, PREÇ ZOGAJ VJEN ME NJË LIBËR, PËRMES VARGJESH NA KUJTON ATA QË NA MUNGOJNË

Poeti Preç Zogaj ka promovuar librin e tij të fundit me poezi, “Një e tretë dashuria” ku përmes vargjeve, rrëfen muzat dhe kujton ata që na mungojnë.

Preç Zogaj tha se “një veçori që ka poezia është se autori se duhet të mbetet vetvetja pa e përsëritur veten. Për librin ‘Kalimi’, Ndoc Gjetja më thoshte se nuk mund të shkruash një libër më të mirë se ky”.

Për poeten Natasho Lako, libri i fundit i Zogajt është festë e Gjuhës.

“Është si ai trëndafili që hapet. Hapet vetë fjala dhe zë një vend të çuditshëm që nuk e ke në asnjë poet tjetër. Është një marrëdhënie që e riuzbulon vetëm Preçi dhe kjo është një nga gjërat më të bukura që tregon pjekuri të madhe artistike”.

Poeti laureat dhe drejtoresha e qendrës së Librit, ofruan dy këndvështrime të tjera, që rrokin sa të shkuarën po aq edhe nevojën, duke nisur nga titulli.

Rudolf Marku, tha se “është një titull që na kthen te koncepti i Lasgush Poradecit që ka poezinë e famshme që nuk dashuronim as unë as ti, por dashuronte dashuria. Pra ka nevojë gjithnjë për një të tretë.”…

TEKSTI E PLOTË MUND TA LEXONI KËTU