Poezi nga Nurie Emrullai
Ty do të të përgjaken këmbët
po e le dikë të të shtrojë rrugën e jetës.
Një lule mali e mbirë vetë
dhe një lule qyteti nuk rrojnë njëlloj,
andaj ec rrugës tënde të panjohur,
mjafton të mos mendosh cili është fundi yt.
Dhe a duhet të ketë një fund?
Ty do të thyhen gishterinjtë
po u shtrëngove shumë pas dikujt,
edhe foshnja dikur nuk i sheh të rëndësishëm
gishtërinjtë e nënës, as gjinjtë,
andaj vetëm në majë të gishtave kapu pas jete.
Lëshoja lehtë dorën atij që ngutet.
Ty një ditë do të të thyhet zemra,
dhe askush s’e shmang dot këtë.
Merr lexo po deshe historinë e sojit tënd,
Të gjithë të njëjtin fat.
Andaj shko atje ku s’të presin,
e vallëzo mbi shkallare me melodinë e pyllit.
E gëzohu se ti je ti.
*Titulli origjinal: Rruga jote
ObserverKult
Për poezi të tjera nga e njëjta autore klikoni në linqet e mëposhtëm:
Nuk mundem më të vjedh prej ditëve të mia
e t’ia fal mungesës tende,
edhe durimi pas një kohe limontohet.
Kliko KETU për poezinë e plotë
Nurie Emrullai: Atij që erdhi
Ti je pjesa më e trishtuar e shpirtit tim:
Kujtime të harruara deri te detajet më të zakonshme,
sy të zbehtë që i përvidhen të tanishmes,
buzëqeshje e formuar nga trishtimi,
puthje e dhënë shkarazi dhe kur je vetëm.
Një ëndërr e parë veç për ta harruar mëngjeseve.
Trëndafil i këputur vjeshtës së vonë,
i vyshkur tashmë.
Një gjeth i shkelur në tokë
Nga kalimtarë që nuk nguten për askund.
Askush as nuk i kërkon.
Kliko KETU për poezinë e plotë
ObserverKult