Halil Matoshi: Nusja. Të bardhat

nanën halil matoshi: mistrei i tuebamjes

Kur del nga sh’pia e prindëvet për me shkue nuse
Aq e vogël dhe e hajthme doket e zbehtë dhe e largët

Stimulon gjijtë me fije kashte si me krrabza ari me i prishë magjitë…
Thithkat i dalin jashtë këmishe t’kuqrremta si dy karrabishta që sapo dalin nga ftojtë

…me i ndjek shtrigat…

Sipas ni tradite ballkanike sa mosha e kohës
Qikës i ngjesin kanën, që floku i saj të derdhë rrufe mbi demonët
I ngjesin t’bardhë zhive, me e ba fluide syni i lig mos me e pa…

Me fitue hapësinen e saj kryfjalë me u ba në fjalinë: Sonte kemi darsëm!

Sa vjen e afrohet te sh’pia e burrit ajo rritet, përflaket – mbledh rrezet përreth
Diskriminon imazhet, fytyrat tjera doken t’shëmtueme, rrallon ajrin me u doktë rrezëlluese

Mashalla* … Erdhi nusja…
Turma ngrihet para ni mumje të ngrime p’ej shekujsh…
Pastaj imazhet dhe fytyrat struken në jetët e tyne
Ajo heq teshat, e bardha dhe çliron ni trup grueje

Mbetët e brishtë dhe e zbehtë si hânë e plotë…
Veç se tash âsht vetë magjia!

*Mashalla; Arabizëm i ardhun n’Ballkan p’ej otomanvet, që s’ka ni përkthim libresk por vetëm interpretime: N’dorë t’Zotit; Me hirin e Zotit; Mos t’paftë syni i lig!

ObserverKult

Lexo edhe:


HALIL MATOSHI: KUR E RRUJSHA BABËN

(Për të gjithë ata që u ka bâ vaki me i rrue baballarët)

halil matoshi

Kur e rrujsha babën
m’ka ra me ia prek faqet
Si me prekë Spugne D’Acciaio
Ni produkt italian teli, për lamje enësh
Me u heq zhigun…

Hala e ndiej njat butësi p’ej babe
e ashpërsi burri
n’gishtnat e mi.

Sfungjer çeliku ishte baba!

Poezinë e plotë e gjeni KETU

Kliko edhe:

INTERVISTË ME SHKRIMTARIN HALIL MATOSHI

InterKult me Donika Dabishevcin: Shkrimtari Halil Matoshi flet për librin e fundit “Gdhendje drite” dhe interpreton disa poezi (Video)