Ti je i qepun n’mue, me penj t’lyem n’gjyr t’gjakut
Mi ke arnue plagët e marrë dimnave
E unë…. Nuk t’la me m’ik …
T’kam rrethue me zjarr zemre ..
Me deg t’kumbullës t’baj dritë..
Unë jam e qepun n’tye me pe t’holl mdafshi
Me ta majt t’but lëkurën tane prej burri
E ti … Nuk m’la me ik
M’ke rrethue n’beb t’synin
Me ma ba, ala ma t’bukur dashnin
Na… jena qep n’trup t’njëni -tjetrit me penj t’padukshëm
E gjylpanën e kena hupë.
*Titulli i origjinalit: “Na…”
——————————————-
LEXO EDHE: BRUNA GJONI PËRVATHI: N’BESË TANE E KAM LANË DASHNINË
Ta kam pru me ma rujtë si sytë e ballit dashninë
Mos me ma lanë n’mshirë t’fatit me ma vra t’pabesët
E kam provu me besu.
Kam provu me dashtë me tanë gjakun tem
E n’rren kam ra …
N’besën tane e kam lanë dashninë,
Me ma ushqy me tamël t’bardhë n’thithka t’hanës,
Me m’i dhanë dritë jetës,
E n’durtë tua ta nijë sesi m’qeshen t’tana lulet e shpirtit.
Ta kam pru pak t’vrame zemrën,
E ti mbi të …m’çile prej s’pari….
LEXO EDHE: BRUNA GJONI PERVATHI: MOS FLI SOT ZEMËR…
Mos fli sot
Mos fli sot zemër
Dua ta shohim bashkë sesi bie në tokë gjethja e parë
Kjo është vjeshta e parë qe e shoh me ngjyra të çelta
Mos fli sot
Dua ta shohim bashkë tek bie ylli mbi detin e trazuar të ikjeve
E te qeshim me perandorët e luftrave të humbura
Mos fli sot zemër
Dua ta presim bashkë agun e bardhë
Kjo është e para vjeshtë që nuk më gjurmon frikshëm, nën gjethet e thara
Mos fli
Në të zbardhur do të pushtoj mes krahëve
si dallëndyshe e malluar për diell
Se ti je diell