Lajme jo të mira për të gjithë fansat e “Coldplay”. Grupi britanik planifikon të mos bëjë muzikë të re pas vitit 2025.
Gjatë një interviste, vokalisti Chris Martin njoftoi se grupi po planifikon të publikojë një album të ri në studio. Por ky do të shënojë herën e fundit që ata regjistrojnë së bashku si grup.
Njoftimi i madh vjen pak më shumë se dy muaj pasi “Coldplay” publikoi albumin e tyre të nëntë në studio. “Music Of The Spheres”, i cili u prodhua nga Max Martin që është një producent i ri në diskografinë e grupit.
Ndërsa albumi i dhjetë në studio do të shënojë fundin e karrierës së regjistrimit të Coldplay si grup. Gjithsesi, kjo nuk do të thotë se ata do të ndahen fare.
Rezulton se ata ende po planifikojnë të luajnë shfaqje të drejtpërdrejta në të ardhmen e parashikueshme.
“E di që mund t’ju them se regjistrimi ynë i fundit i duhur do të dalë në vitin 2025 dhe pas kësaj mendoj se do të bëjmë vetëm turne”, tha Martin për Jo Gavay në “BBC Radio 2”.
“Ndoshta do të bëjmë disa gjëra bashkëpunuese. Por katalogu i Coldplay, si të thuash, përfundon atëherë”, shtoi ai, transmeton ‘lapsi.al’.
Duke u formuar në Londër, Angli në vitin 1996, Coldplay publikoi albumin e tyre debutues në studio, “Parachutes”, në vitin 2000. Ata krijuan këngët “Shiver”, “Yellow”, “Truble” dhe “Don’t Panic”.
Debutimi ishte një sukses kritik dhe komercial pas komenteve pozitive. I certifikuar 9 herë platin në Britani dhe 2 herë platin në SHBA, “Parachutes” fitoi çmimin “Grammy” për albumin më të mirë të muzikës alternative në 2002.
_ _ _ _ _ _ _ _ _ _ _ _ _ _ _ _ _ _ _ _ _ _ _
Lexo edhe:
PSE U NDA GRUPI I FAMSHËM “BEATLES”, MISTERI QË PO VAZHDON…
Katër anëtarët e “Beatles”– John Lennon, Paul Mccartney, George Harrison dhe Ringo Starr-e ndryshuan përgjithmonë muzikën botërore. Ky grup këtë e bënë në një kohë relativisht të shkurtër.
Ata u shfaqën për herë të parë në skenë në vitin 1963 me këngën “Please please me”, dhe regjistruan albumet e…
Shkrimin e plotë e gjeni KËTU.
ObserverKult