Thënie për Shqipërinë: Unë do të rroj deri sa ta shoh të bukur të dashtunën Shqipëri….

shqipërinë

ObserverKult ju sjell disa thënie të zgjedhura për Shqipërinë:

Edhe hâna do t’a dije, edhe dielli do t’ket pa, se përqark ksaj rrokullije, si Shqypnija vend nuk ka!/ GJERGJ FISHTA

Le të sulemi nën flamurin e kuq në flakë të luftës, që të na drithërohet trupi nga dehja e barutit, që të na ndizet shpirti nga zjarri i shenjtë i lirisë dhe le të vdesirn duke thirrur: “Rroftë Shqipëria“./ FAN NOLI

Përgjegjësia jonë ndaj vendit është e pamohueshme: do vuajmë me vuajtjet e Shqipërisë, do gëzojmë me gëzimet e saj./ FAIK KONICA

Mos shikoni kisha e xhamia: feja e shqyptarit asht shqyptaria!/ PASHKO VASA

O Shqipëri ku lindi Iskenderi, Këngë e rinise, fanar i të urtëve./ XHORXH GORDON BAJRONI

Shqipëri, lejomë të kthej syt’ e mi mbi ty, O nënë e rreptë burrash të egër!/ XHORXH GORDON BAJRONI

Unë do të rroj deri sa ta shoh të bukur, të dashurën Shqipërinë tonë të lirë dhe të madhe, e pastaj me gëzim le të vdes./ JERONIM DE RADA

Unë jam mirë, kur është mirë Shqipëria./ ISA BOLETINI

A e dini se çdo ndërtese i vihen temelet n’dhe? Edhe pse n’varr na hijshëm duhet t’jemi gurt e temelit t’njisaj binaje t’cilin sot e quejm Shqypni./ At ANTON HARAPI

 Shpëtimi i Shqipërisë do të vijë me anë të vetes tonë./ MIDHAT FRASHERI

ObserverKult

____________

Lexo edhe:

E DI ÇFARË MË DUKET SEKSI? INTELIGJENCA”! THËNIE NGA “LA CASA DE PAPEL”