“Oscar” 2022, Yllka Gashi në mesin e pretenduesve për nominim

Oscar 2022

Suksesi i filmit “Zgjoi” është një ndër arritjet më të mëdha të kinematografisë shqiptare.

“Zgjoi” i Blerta Bashollit, mori çmime të shumta ndërkombëtare, duke hyrë kështu edhe në listën e ngushtë të çmimeve “Oscars”.

Së fundmi, The Hollywood Reporter bëri një shkrim për pretendentët për nominim për “Oscar” 2022.

“Nuk ka asgjë si një Oscar për aktrimin më të mirë ndërkombëtar, por zgjedhja për çmimin Oscar për filmin më të mirë ndërkombëtar të këtij viti mund të përmendet si një garë midis veteranëve të aktrimit (Javier Bardem, Noomi Rapace, Dan Stevens) dhe të ardhurve (së pari italiani i Filippo Scotti dhe pastaj aktorja kosovare, Yllka Gashi), performancat e së cilës janë në qendër të pretendenduesve për çmimet e vitit 2022”, thuhet në shkrimin e The Hollywood Reporter.

Kjo webfaqe konkretisht ka shkruajtur për aktoren, Yllka Gashi, roli i të cilës nuk la pa u shpërblyer, transmeton ‘rtklive.com’.

8 janari përcakton filmat e nominuar për “Oscar 2022”, ndërkaq nata finale do të mbahet më 27 mars.

ObserverKult

____________________

Lexo edhe:

HISTORIKE: “ZGJOI” FUTET NË LISTËN E NGUSHTË PËR “OSCAR”

“Zgjoi” hyri në mesin e 15 filmave të përzgjedhur për kategorinë e filmave ndërkombëtar. Apo thënë ndryshe “Zgjoi” është pjesë e listës së ngushtë për të kaluar tutje drejt çmimeve “Oscar”.

Më 8 shkurt bëhen të ditur 5 filmat e nominuar në këtë kategori, derisa më 27 mars do të mbahet ceremonia kryesore.

“Zgjoi” është një dramë e zjarrtë e bazuar në historinë e vërtetë të Fahrijes, e cila, si shumë nga të vejat në fshatin e saj patriarkal në Kosovë, duhet të gjejë një mënyrë për të siguruar familjen e tyre.

Në sfondin e trazirave civile të Evropës Lindore dhe mizogjinisë së vazhdueshme, Fahrije dhe gratë e fshatit të…

Shkrimin e plotë e gjeni KËTU.

ObserverKult