Gentian Zenelaj tregon dramën në familjen e tij: Nëna ime ka humbur një fëmijë kur ishte 17 vjeçe

Aktori i njohur dhe shumë i dashur për publikun, Gentian Zenelaj, ka qenë së fundi i ftuar në emisionin “E ardhmja është vajzë”, ku tregoi shumë gjëra të pathëna më parë për jetën dhe familjen e tij.

Genti i emocionoi të gjithë me dedikimin prekës ndaj të ëmës. Ai rrëfeu se kishte lindur pas një tragjedie, ku prindërit e tij kishin humbur një fëmijë më parë. Por këto janë sprova që i bëjnë njerëzit më të fortë, kështu kishte ndodhur dhe me nënën e ti.

“Jam djali i madh. Ata kanë humbur një fëmijë përpara meje dhe unë isha djali që erdhi pas një humbjeje shumë të madhe. Mamaja ime ishte shumë e re vetëm 17 vjeçe dhe humbja e një fëmije në një moshë të tillë ishte shumë e dhimbshme.

Ardhja ime ka qenë një gëzim i madh, ka qenë një forcë shumë e madhe për të sepse ishte ende shumë e re. Dhe ma ka thënë një herë që ngrihesha natën dhe shikoja, të numëroja frymëmarrjet dhe unë për dreq kam qenë fëmijë shumë i lëvizur.

Pra duhet të kishte lindur vëllai im, Erioni, përpara meje, sepse ndryshe nga unë, ai ka qenë shumë i qetë. E gjeje aty ku e lije edhe pas 4 orësh, shumë shumë i urtë, ndërsa unë s’rrja dot në një vend, transmeton ;revista ai’.

Të kam lodhur, e di që të kam lodhur, por ti e di se sa shumë të dua sot dhe sa do të dua gjithmonë. Je një nga motivimet e mia në jetë. je një femër shumë e fortë, femër që jeta të ka përplasur me vështirësi shumë të mëdha, por tani që pak nga pak vitet e tua po ndjehen, do jem unë aty kështu që gjithmonë do të të dua shumë, të kam zemër”, ishin fjalët e Gentit për të emën, që përlotn gjithë të pranishmit në studio.

ObserverKult

————————

Lexo edhe:

GENTIAN ZENELAJ: JAM PENDUAR PËR TË GJITHË FILMAT QË KAM LUAJTUR

ObserverKult