Diana Zhiti: Vdekërkan dhe dashuritë?!

diana zhiti

Vdekërkan dhe dashuritë?!, poezi nga Diana Zhiti

E desha, si di vetëm unë,
ndoshta më tepër se vetja,
me emrin e tij flija gjumë,
po atë emër kish’ dhe etja.

Përtej tij s’kishte jetë,
qielli pa diellperëndime,
bota vërtitej në skëterrë,
yjet shkoqur si thërrime.

Ishte frymë shpirtërie ,
gjak në deje llavërimë,
puthje, gjeste marrëzie,
hallkē dy zemrash skllavërimë.

Ishte ëndërr, pak më tepër,
doja ta shoh sa të kem dritë,
pat’ fatin si çdo gjë tjetër,
ndodhi ajo që pata frikë.

Vdekërkan dhe dashuritë?!!!

ObserverKult

——————

Lexo edhe:


DIANA ZHITI: QUAM TË MARRË