Shkëlqimi i Ermonela Jahos, këtë herë me “Turandot”

David Salazar, kryeredaktori i “OperaWire”, i ka kushtuar një artikull shfaqjes së operas “Turandot”. Sipas tij, kjo shfaqje është e dyta në këtë seri të veprës së famshme të Puccinit dhe ikonës së Franco Zeffirelli-t. Ai thekson se artistja shqiptare, Ermonela Jaho ishte zemra dhe shpirti i kësaj shfaqje.

“Jaho është një nga yjet më bindëse të operës, e aftë për të zotëruar qendër të vëmendjes, pavarësisht nëse është në skenë, në kamera, ose të dyja; Marguerita e saj në “Faust” të Tobias Kratzer nga Opera e Parisit nuk është vetëm një shembull tekstual i një martese të bukur mes filmit dhe skenës por, gjatë një sekuence të dukshme treni, ky prodhim shfaq gjithashtu zhytjen e pashembullt interpretuese të Jahos si për kamerën ashtu edhe për skenën, në të njëjtën kohë. Pra, nuk është çudi që kur gjithçka u tha dhe u bë. Ajo ishte drita e shkëlqyeshme e këtij produksioni të veçantë.‘- shkruan Salazar duke vijuar:

“Liù-ja e Jaho-s, ndonëse një figurë e vogël mes rrëmujës, ishte megjithatë një figurë imponuese dhe ajo shfaqi një vetëbesim të qetë teksa tha: “Io so il suo nome, M’è suprema delizia tenerlo segreto e possederlo io sola!”. “Tanto amore, segreto e inconfesso” që pasoi ishte zbuluese dhe theksoi vërtet madhështinë e Jahos. Këndimin e saj të ëmbël dhe të pastër, por të prekshëm në mënyrën se si lidhej me ty”.

“Jaho arriti t’i jepte kësaj ndjenje pashmangshmërie, zëri i saj thuajse qante, timbri një fije e hollë tingulli; ndërsa ajo i drejtohet Turandotit në të dyja. Delikatesa e Jahos në këtë e bëri atë të ndihej më intime dhe introspektive. Ajo e tërhoqi dëgjuesin në mendimet e fundit të Liù-s. Edhe kur ajo tërhoqi kamën dhe, me një lëvizje të madhe, goditi veten me thikë, ti besoje çdo moment.’

“Turandot” është një vepër korale bonafide, me ansamblin masiv vokal. Kori i Met Opera ishte në formë të mirë gjatë gjithë kohës. Veçanërisht në kulmin e aktit të dytë dhe në momentet e mbylljes së operës.

Salazar e mbyll shkrimin e tij: Artistët në skenë ishin në formë të shkëlqyer dhe vetëm Ermonela Jaho garanton një udhëtim në Met për këtë ringjallje.

Ermonela Jaho në rolin e Liù-s.
“Turandot”, Puccini

Përgatiti: ObserverKult

Lexo edhe:

ERMONELA JAHO: ARTI NUK ËSHTË NJË GJË E LEHTË, AI KA NEVOJË PËR DISIPLINË…