Agim Doçi e thotë “troç” në studio, Robert Aliaj irritohet keq: “Alban Ramosaj le të shkojë në Eurovizion për Kosovën, jo Shqipërinë”

Çështja e Eurovizionit u bë temë debati në studion e ‘Vizionit të pasdites’ në Vizon Plus.

Elementet që bënë të ftuarit të mos bien dakort në lidhje me këngën përfaqësuese shqiptare në Eurovizionin e këtij viti ishin të shumtë. Që nga përzgjedhja në festivalin e fundvitit. E deri tek performanca në skenën e Eurovizionit.

Agim Doçi, një ndër anëtarët e jurisë në përzgjedhjen e këngës përfaqësuese shprehu se kënga e Ronela Hajatit ishte me dinjitozja. Sipas tij, aludime ka pasur, e kontestimet për fitoren e saj qenë të shumta. Mirëpo fitorja e Ronelës ishte shumë merituar, transmeton ‘tirananews.al’.

Ndër të tjera foli edhe për një ndër pretendentët kryesore për të fituar festivalin e fundvitit që lamë pas, Alban Ramosaj, që sipas tij nuk mund të përfaqësonte Shqipërinë në Eurovizion.

“Kur më thoshte njeri pse nuk ja dhatë Ramosajt. Ramosaj si shqiptar i Kosovës, le të konkurojë në Eurovizion për Republikën e Kosovës. Europa tallet edhe me Kosovën, edhe me ne. Sepse unë nuk mund të çoj një këngë që ishte parodi për estradën e Tiranës si ekipi i 5 vetave norvegjez, jepi ujkut një banane. Këta të Kosovës kanë përfituar nga një komision hallexhinjsh që jua pranon këngët”, u shpreh Agim Doçi.

Fjalë të cilat sollën reagimin e menjëhershëm të Robert Aliajt. I cili “bëriti” fort faktin që suksesin më të madh në Eurovizion Shqipërisë, ja ka dhënë një kosovare. Pikërisht Rona Nishliu me këngën SUS, e cila u rendit në vendin e 5-të.


Lexo edhe:

ALBAN RAMOSAJ HEDH NË GJYQ OLTI CURRIN, KJO ËSHTË ARSYEJA

Këngëtari Alban Ramosaj ishte rivali më i fortë i Ronela Hajatit në festivalin e fundvitit që përcaktoi këngën për të përfaqësuar Shqipërinë në Eurovizion. Dhe juria zgjodhi “Sekretin” e Ronelës duke lënë të zhgënjyer Albanin.

Menjëherë pasi, Ronela nuk arriti dot të kualifikonte Shqipërinë në finale. Dolën shumë lajme gjasme sikur kishte reaguar Alban Ramosaj…

TEKSTIN E PLOTË E GJENI KËTU

ObserverKult