Fituesit e Eurovizionit shesin trofeun, ja sa para i morën

Orkestra Kalush e Ukrainës ka shitur trofeun e saj të Eurovizionit për të ndihmuar në blerjen e dronëve ushtarakë.

Trofeu, një mikrofon i madh kristal me logon e Eurovizionit mbi të, u ble nga Whitebit, një kompani e specializuar në tregtimin e Bitcoin, gjatë një ankandi live në Facebook për 900,000 dollarë(712,000 £; 838,000 €).

Grupi tha në Instagram se paratë do t’i dhurohen fondacionit Prytula, i cili ndihmon ushtrinë ukrainase. Me fondet që do të përdoren për të blerë një sistem ajror pa pilot PD-2, duke përfshirë tre drone dhe një stacion kontrolli tokësor, transmeton ‘tiranapost’.

Të dielën grupi u shfaq gjithashtu në një koncert bamirësie të mbajtur në Berlin. Me anëtarin e grupit Oleh Psiuk që u bëri thirrje njerëzve që të mos mësohen me luftën.

Mijëra kanë vdekur dhe miliona janë larguar nga shtëpitë e tyre që nga fillimi i konfliktit më 24 shkurt.

Të ardhurat nga koncerti i Berlinit do të shkojnë për kujdesin mjekësor dhe furnizimet për spitale në dymbëdhjetë rajone të Ukrainës, njoftoi ambasada e Ukrainës në Gjermani.


Lexo edhe:

PRAPASKENAT E EUROVISIONIT, POLICIA ITALIANE PARANDALOI NJË SULM

Policia italiane parandaloi sulmet e hakerëve nga grupet pro-ruse. Gjatë gjysmëfinales më 10 maj dhe finales së të shtunës të Eurovizionit në Torino.

TEKSTIN E PLOTË E GJENI KËTU