Dje në moshën 49-vjeçare ka ndërruar jetë producentja Vjosa Berisha, e cila pas vetes la një bagazh të madh artistik.
Së fundmi me anë të një postimi në Facebook ka reaguar edhe vëllai i saj, producenti dhe aktori Shkumbin Istrefi.
“Ike shumë herët, motër. Pusho në paqe”, shkroi Shkumbin Istrefi.
Ndryshe, kujtojmë që ajo tash e një vit ka treguar që ka qenë e diagnostikuar me kancer.
ObserverKult
Lexo edhe:
NDËRRON JETË PRODUCENTJA E NJOHUR, VJOSA BERISHA
Producentja e njohur kosovare, Vjosa Berisha, ka vdekur pas një beteje të gjatë me kancerin.
Lajmin e ka bërë të ditur bashkëshorti i saj, Fatos Berisha përmes një postimi të bërë në Instagram.
Berisha ka bërë të ditur se ajo ka ndërruar jetë në spitalin University College Hospital në Londër.
Postimi i plotë:
Me pikëllim të thellë bëjmë të ditur se e dashura jonë Vjosa Berisha ndërroi jetë, sot me datë 23 qershor në spitalin University College Hospital në Londër.
Datën dhe vendin e varrimit do ta bëjmë të ditur më vonë.
Familjet Berisha dhe Istrefi.