“TRocks” më 10 shtator në Tiranë, koncerti më i madh rock bën bashkë këngëtarët e njohur shqiptarë

trocks

TRocks është një manifestim i rokerëve më të mirë shqiptarë ndër vite, yjeve të së sotmes e talenteve të së ardhmes dhe një reflektim muzikor shpërthyes i Tiranës si Kryeqytet Europian i Rinisë.

Pas performancës së Rita Orës dhe organizimit të Sunny Hill Festival, kryeqyteti do të përjetojë një tjetër koncert me emrat më të njohur të muzikës rock.

Të gjithë ata dashamirës kësaj rryme muzikore do të kenë mundësi që të ndjekin një mbrëmje të dedikuar me këngëtarët dhe grupet e njohura shqiptare.

T-Rocks është një manifestim i rokerëve më të mirë shqiptarë ndër vite, yjeve të së sotmes e talenteve të së ardhmes dhe një reflektim muzikor shpërthyes i Tiranës si Kryeqytet Europian i Rinisë. Më 10 Shtator tek Amfiteatri i Liqenit të Tiranës, do të keni mundësinë të ndiqni artistë si Eugent Bushpepa, Jericho, Bojken Lako, Brios Band, Edea Demaliaj & Band, Grupi Burn, Offchestra dhe Niki & Band.

Tirana është kthyer në një qendër të njohur për evente të mëdha. Koncerti organizohet në kuadër të programit Tirana Kryeqyteti Evropian i Rinisë 2022 me mbështetjen e Kongresit Rinor Kombëtar në bashkëpunim me Bashkinë Tiranë.

ObserverKult

Trocks

Lexo edhe:

MURAL FEST TIRANA- ARTISTET QË PO PIKTUROJNË MURET E KRYEQYTETIT

Në Tiranë ka nisur Mural Fest Tirana. Ky është një prej festivaleve më të veçanta që zhvillohet në Tiranë. Mural Fest, tradita e një arti që nuk vdes kurrë është nismë e Agjencisë së Dekorit nga Bashkia e Tiranës. Këtë herë edhe në kuadër të titullit “Tirana, Kryeqyteti Evropian i Rinisë 2022”.

Gjatë fjalës së tij në ceremoninë e nisjes së festivalit, kuratori i Mural Fest Tirana, Helidon Haliti tha se e veçanta e këtij viti është pjesëmarrja e grave artiste. Gjithashtudo të ketë edhe tre vepra kushtuar rinisë.

“Mural Fest ka nisur prej 5 vitesh, i realizuar nga Dekor Tirana. Njekohësisht synon të afroj artistë nga e gjithë bota. Risia e Bashkisë së Tiranës është se ka një grup e cila ka artistë brenda, të cilët pikturojnë përditë. Ata i njohin muret e Tiranës dhe pikturojnë gjëra përditë.

Tekstin e plotë mund ta lexoni KËTU