Albana Beqiri: Unë gjithmonë kthehem tek Ti

albana beqiri

Poezi nga Albana Beqiri

Unë gjithmonë kthehem
tek Ti
e qeshur si nga një udhëtim
i bërë te vetja
askush tjetër nuk e di
se është
më i vështiri udhëtim
në të takohen vdekja
dhe jeta…
Gjatë, shumë gjatë eci
shtigjeve të rrëpirta
të shpirtit
tim
gjithmonë duke të të kërkuar

E pastaj kthehem tek ti
pa kurrgjë tjetër
veç me zemrën time në duar…

ObserverKult

Lexo edhe:

ALBANA BEQIRI: TI MË MËSOVE TË JETOJ EDHE KUR DUKET E PAMUNDUR…

Nga Albana Beqiri

Ma tregove rrugën atë çast që më more përdore
E dija se ishte udha e duhur, ajo e dashurisë
Sikur zbrite nga qielli që deri atë çast dukej i errët
Nga stuhia në afrim. Ti ishe dielli që e shporre stuhinë
Dhe unë të desha si duhet Dielli.
Sikur dole nga deti që deri atë çast dukej krejt i egër
Nga stuhia në afrim. Ti ishe dielli që e shporre stuhinë.
Dhe unë të desha si duhet Deti dhe Dielli.
Sikur dole nga ëndrra që deri atë çast dukej e stërkequr
Nga e makthi dhe ankthi. Ti ishe dielli që e shporre të keqen
Dhe unë të desha si duhet Ëndrra, Deti dhe Dielli.
Sikur dole nga lumturia që deri atëherë dukej e largët
Nga mosnjohja dhe mostakimi. Ti ishe dielli që shkrive largësinë
Dhe unë të desha si duhet Lumturia, Ëndrra, Deti dhe Dielli.

Sikur dole nga lumturia që deri atëherë dukej e largët
Nga mosnjohja dhe mostakimi. Ti ishe dielli që shkrive largësinë
Dhe unë të desha si duhet Lumturia, Ëndrra, Deti dhe Dielli.
Sikur dole nga dashuria që deri atë çast dukej e ëndërrt
Nga mungesat dhe pamundësia. Ti ishe dielli që e munde pamundësinë
Dhe unë të desha si duhet Dashuria, Lumturia, Ëndrra, Deti dhe Dielli!

Poezinë e plotë mund ta lexoni KËTU