Jorge Luis Borges: Sa zgjat vramja e ndërgjegjes, zgjat faji!

Jorge-Luis Borges

Nga Jorge Luis Borges

Kaini dhe Abeli u takuan pas vdekjes së Abelit.
Po endeshin nëpër shkretëtirë dhe e njohën njëri-tjetrin nga larg, sepse ishin të dy mjaft shtatlartë. Të dy vëllezrit u ulën përtokë, ndezën një zjarr dhe po hanin bukë. Rrinin të heshtur, siç rrinë njerëzit e dërrmuar nga lodhja në mbarim të ditës. Në qiell u shfaq një yll emrin e të cilit askush nuk e mbante mend. Në dritën e zjarrit Kaini dalloi vragën e gurit në ballin e Abelit, buka që po çonte të goja i ra nga dora dhe pyeti vëllain nëse e kishte falur për krimin e tij.
Abeli iu përgjigj:
“Ti me ke vrarë mua apo unë ty? Nuk e mbaj mend gjithsesi; këtu jemi të dy bashkë, si dikur”.
“Tani e di se më ke falur me të vërtetë, tha Kaini, sepse të harrosh do të thotë të falësh. Edhe unë do përpiqem të harroj.”
“Kështu është, tha ngadalë Abeli. Sa zgjat vramja e ndërgjegjes, zgjat faji”.

Përktheu: Lazer Stani

ObserverKult

Jorge Francisco Isidoro Luis Borges Acevedo (24 gusht 1899 – 14 qershor 1986)

Jorge Luis Borges

ObserverKult

Lexo edhe:

JORGE LUIS BORGES: UNË PASKAM VETËM NJË ARMIK…