Eja në ballo me mua…
Nuk dua të vish tek unë, vetëm kur errësohet shpirti yt, territ të çastit për t’i dhënë dritë.
Mos eja tek unë, vetëm pse duhet të më fusësh në aritmetikën e instinktit tënd, që shpirtërat i kthen në numra, i mbledh, i zbret, i shumëzon, i pjesëton…e në fund i ndrydhë në grusht egërsisht, për t’i gjuajt në shportë plehrash, vetëm pse rezultati të dëshpëron befasisht.
Tek unë mos eja, vetëm për tu shfryrë, atëherë kur pashërueshëm je fryrë e më pas e relaksuar vetën ta admirosh në pasqyrë, për t’më thënë pakthyeshëm lamtumirë.
Mos eja tek unë për një fotografi, që t’i mashtrosh ata që të njohin e të vetmuar ç’do ditë të shohin.
Më mirë është të jesh vetëm, së ta shohësh vetën të dytë, të rrethuar brenda një kornizeje pa ndienjë, të ftohtë e pa shpirt.
Tek unë mos eja e ngazëllyer, botën për ta shetitë, por më simfoninë e valëve dhe dallgëve të jetës bashkohu, ndienjat për t’i stërvitë.
Mos eja tek unë, për të gjetë strehën e trupit tënd, por prehjen e shpirtit tënd.
Vetëm atëherë kur shpirti yt, të gjejë kallëpin e tij në mua, mund të vallëzojmë e të dehemi shpirtërisht, në ballon e pafund hynjore që do ta jetojmë besnikërisht!
ObserverKult
Lexo edhe: