Atomet bashkohen në molekula
Sytë e tu i përmbajnë me triljona…
Retë mblidhen në qiell,
të panumërueshme,
të bardha që nxihen,
e lotojnë;
mblidhen gjethet nën pemë
të vdekura.
Në pyje pemët mblidhen
dhe dhurojnë frymë
Bashkohen ujrat në lumenj
e dete
dhe qullin jetë.
Këngët mblidhen në epos
dhe rrezatojnë shekuj.
Ti je kaq e bukur
kur largohesh duke buzëqeshur:
– Më fal, kam një mbledhje!
Mbledhjet. Ato na mbajnë gjallë…
Ku do ishim pa mbledhjet?
Mbledhjet e trupave dhe shpirtrave.
9.12.2021
ObserverKult
Kliko edhe: