Shqipëria rishfaqet në BBC

Një prej emisioneve më të famshme në botë mbi thesaret e tokës i ka dedikuar një spot publicitar turizmit në Shqipëri.

‘BBC World News ka ‘zbritur’ në vendin tonë për të eksploruar mrekullitë e Shqipërisë e për t’ia paraqitur ato të gjithë botës.

Ky spot do të transmetohet më 21-22 janar.

Ka qenë kryeministri Edi Rama që ka ndarë një pjesë të shkurtër nga ky spot. Ai ka theksuar se kjo ishte diçka e paimagjinueshme vite më parë. Si rezultat i investimeve në turizëm, gjithcka bëhet realitet, sipas tij.

“Mirëmëngjesi dhe me kënaqësinë e veçantë të spotit publicitar të një prej emisioneve më të famshme në botë mbi thesaret e tokës, i cili ka një audiencë gjysmë miliardë shikues në vit, e më 21-22 janar shfaq “mrekullitë e Shqipërisë” në kanalin BBC World News. Diçka e paimagjinueshme deri kur Shqipëria turistike nisi të marrë formën që po i japim vit pas viti. Ju uroj një fundjavë të qetë”, shkruan Rama.

Është gazetarja Bettany Huges e cila ka ardhur në Shqipëri për të realizuar spotin. Ajo thotë se Shqipëria është një vend i mrekullueshëm. Mund të gjesh edhe site arkeologjike ku mund të njohësh kulturën e vendit.

“Bashkohuni me mua, Bettany Huges teksa eksploroj mrekullitë e Shqipërisë. Një nga qytetet mahnitëse romake te arkeologjia e mesjetës së hershme, nga xhevahiret e qytetërimit osman deri te bunkerët brutalë komunistë.

Unë do të zbuloj kulturën e larmishme të kësaj toke enigmatike”, thuhet në video.

/gazetadita.al

ObserverKult


Lexo edhe:

TURIZMI “I ERRËT” NË SHQIPËRI: “VUAJTJA JONË DJE ËSHTË DËFRIMI JUAJ SOT”

Në një malësi të thyer në rrethinat e Tiranës, hapat tanë jehojnë si ogur teksa çapitemi nëpërmjet një vargu betonesh të papërshkueshëm dhe dyersh të metalta, secila e trashë disa centimetra dhe në një labirint korridoresh që humnerojnë thellë në malin e Dajtit.

Tekstin e plotë mund ta lexoni KËTU:

ObserverKult