“U mundova të jap më të mirën time dhe të përfaqësoj shtetin tim më mirë se kurrë”.
Ishte kjo deklarata e Kejtlin Gjatës, përfaqësueses së Shqipërisë në Eurovision-in për fëmijë.
Ndonëse u rendit e 12-ta me 94 pikë, ajo ia arriti qëllimit. “Të rrezatonte në skenë dritë për fëmijët që përjetojnë ditë të errëta në jetën e tyre”.
“Për mua kjo eksperiencë ka qenë më e bukura. Do më mbetet gjithnjë në memorie. Kam punuar fort që të arrija aty dhe ia kam dalë me sukses,” – tha Kejtlin.
“Ne qëndruam 8 ditë. Vizituam patjetër qytetin, pamë muze të ndryshme, bëmë prova sepse kishim dhe ditë të lodhshme, por edhe u kënaqëm,” – tregoi ajo.
Vetëm 11 vjeçe, Kejtlin po jeton tashmë jetën e një artisti.
“Jam mësuar me skena të ndryshme, me programe e koncerte të ndryshme dhe për më tepër kjo është jeta e një artisti. Duhet puna, pasioni, por është edhe pak pjesë e fatit,” – u shpreh 11-vjeçarja.
Artistja e vogël nga Durrësi u zbulua nga konkurset e Qendrës Kulturore të Fëmijëve.
Kjo e fundit, edhe pse kaq e rëndësishme, është thuajse e braktisur nga pushteti vendor.
“Kemi 2 mësues të talentuar, të cilët sot vijnë punojnë edhe në mënyrë vullnetare përshkak të kushteve që na janë krijuar. Sidomos pas tërmetit të 2019-ës dhe pandemisë gjithçka tek ne është bllokuar. Dhe ata vijnë punojnë 3-4 muaj me këta zëra të rinj,” – u shpreh Avni Çuni, drejtor i qendrës kulturore të fëmijëve Durrës./euronews.al
ObserverKult
Lexo edhe:
E BIJA FITOI ÇMIMIN E JURISË NË FESTIVALIN E BELGJIKËS, ROBERT ALIAJ: PËR EUROVIZION ZGJODHËN NJË KËNGË PAZARI
Gala Aliaj është shqiptarja që po na bën krenarë të gjithëve në botë. Ajo ka fituar çmimin e jurisë në Festivalin e Belgjikës, dhe vetëm 7 vota e ndan nga çmimi i publikut për të përfaqësuar vendin në Eurovizion.
Në një lidhje me Skype për “ABC e Mëngjesit”, babai i Galës, artisti i njohur, Robert Aliaj Dragot, tregoi emocionet e kësaj eksperience dhe zhgënjimin që ai pati, pasi kënga fituese ishte shumë e zakonshme.
Tekstin e plotë mund ta lexoni KËTU:
ObserverKult