Muzeu Kombëtar me ekspozitë për Skënderbeun, drejtori tregon pse nuk u hap më 17 janar

Në kuadër të 555-vjetorit të vdekjes së Gjergj Kastriotit, Muzeu Historik Kombëtar ka çelur një ekspozitë me riprodhime gravurash, flamujsh të principatave të Arbrit dhe fragmente të jetës e veprës së heroit.

Ekspozita vjen rreth 3 javë pas 17 janarit e njohur si data e ndarjes nga jeta të Skënderbeut. Drejtuesi në detyrë i institucionit, Dorian Koçi shpjegon vonesën dhe risitë.

“Nuk ishte e mundur të hapej në 17 janar se buxhetet hapen me vonesë derisa arrijmë buxhetin e ri. Viti i Skënderbeut është viti i Skënderbeut nga fillimi deri në fund. Kjo ekspozitë sjell për herë të parë disa këndvështrime që kanë të bëjnë me një koordinim, të gravurave të ndryshme të Skënderbeut që janë bërë në shek 17-18”, tha Koçi.

Ekspozita është konceptuar nga 3 kuratorë, asnjë prej tyre, studiues i Mesjetës, siç pohon drejtuesi, e megjithëse ekspozita priti buxhetin, kostoja e saj nuk u bë publike.

“Kuratori i ekspozitës është Dr. Dorian Koçi së bashku me Ajten Toptani, Ardian Pojani dhe stafin e MHK. Ne të tre e kemi konceptuar. Ka një kosto të ekspozitës që mund ta japim se e është e dokumentuar. Kuratori i ekspozitës… historian të periudhës së veçantë nuk ka, kjo është bërë me konsulencë të profesorëve”, tha Koçi./balkanweb

ObserverKult


skënderbeut:

Lexo edhe:

“LIRINË NUK E SOLLA UNË, POR E GJETA KËTU NË MESIN TUAJ”, FJALIMI I FAMSHËM I SKËNDERBEUT

Fjalimi i Skënderbeut që e kishte mbajtur para ushtrisë, në momentet kur po bëhej gati për mësymje ndaj qyteteve të tjera për t’i çliruar nga pushtimi osman.

Natyrisht, ky fjalim është shkëputur nga vepra e Marin Barletit, “Historia e Skenderbeut”.

“Asgjë të re, as të papritur nuk shoh këtu. Kapedanë dhe ushtarë kryetrima, që të mos ma ndjente me parë zemra dhe të mos më mbushte me shpresë, sa herë që unë sillja ndër mend tërë mall edhe bujarinë e lashtë të popullit, edhe shërbimet e veçanta dhe zyrtare tuaja ndaj atit tim, Gjonit.

Tekstin e plotë mund ta lexoni KËTU:

ObserverKult