Timo Flloko: Asgjë s’është më siç qe dikur…

puthjet timo flloko braktis

Kur të pashë, sikur kishin shkuar njëqind vjet,
Asgjë s’është më siç qe dikur, në jetë,
Mbi çdo bukuri të rrallë, të përkohtë,
Koha, si nata, hedh terrin e vet.

Mbeta në mesrrugë, pa mundur ta ndal
Hapin tënd të brishtë si një dré i trembur,
Të shkuarën ta ktheja, endjet nëpër net,
Ëndrrat, iluzionet….dashurinë e humbur.

*Titulli i origjinalit: “Në mesrrugë”

(Shkëputur nga libri me poezi “Trup e shpirt” i Timo Fllokos)

ObserverKult


Lexo edhe:

JACQUES PRÉVERT: TË KËRKOVA DASHURIA IME…