Mijëra shkrimtarë po kërkojnë nga kompanitë e AI të respektojnë të drejtat e autorit

Mijëra shkrimtarë u kanë kërkuar kompanive të AI që të kërkojnë leje përpara se të përfshijnë vepra të mbrojtura nga të drejtat e autorit në teknologjitë e tyre.

Letra drejtuar OpenAI, Meta, Microsoft dhe kompanive të tjera të AI u nënshkrua nga novelistet fitues të çmimit Pulitzer Jennifer Egan, Michael Chabon dhe Louise Erdrich, si dhe autorë si Jonathan Franzen, Celeste Ng, Nora Roberts dhe Ron Chernow.

“Miliona libra, artikuj, ese dhe poezi me të drejtë autori ofrojnë ‘ushqim’ për sistemet e AI, për të cilat nuk ka asnjë faturë.

Po shpenzoni miliarda dollarë për të zhvilluar teknologjinë e AI. Është e drejtë që të na kompensoni për përdorimin e shkrimeve tona.

Pa këto shkrime tona AI do të ishte jashtëzakonisht e kufizuar”, thuhej në letër.

Autorët u kërkuan drejtuesve të AI që të marrin leje për materialin me të drejtë autori në programet gjeneruese të AI dhe të kompensojnë shkrimtarët në mënyrë të drejtë për përdorimin e veprave të tyre në programet e AI.

ObserverKult


Lexo edhe:

“RREZIKU” QË PO NA TROKET TE DERA. 10 PROFESIONET QË CHATGPT KA MË SHUMË GJASA TË ZËVENDËSOJË…

Nga publikimi i tij në nëntor të vitit të kaluar, ChatGPT i OpenAI është përdorur për të shkruar letra motivuese. Për të krijuar një libër për fëmijë dhe për të ndihmuar studentët të mashtrojnë në esetë e tyre.

Chatbot mund të jetë më i fuqishëm nga sa e kemi imagjinuar ndonjëherë. Google zbuloi se, në teori, motori i kërkimit do të punësonte robotin. E kjo si një kodues të nivelit fillestar. Normalisht nëse intervistohej në kompani.

Tekstin e plotë mund ta lexoni KËTU:

ObserverKult