Aktori Genc Fuga është në një gjendje të vështirë shëndetësore. Lajmin e ka bërë të ditur bashkëshortja e tij, aktorja Eni Jani përmes një postimi në rrjetet sociale ku ka rrëfyer se aktori ka pësuar një goditje në tru.
Si pasojë, ai po i nënshtrohet një ndërhyrjeje kirurgjikale por nevojitet ndihmë financiare. Jani iu ka kërkuar punonjësve të RTSH një kontribut minimal për të mbledhur shumën prej 19 mijë Euro për operacionin
“Nuk qenka e lehtë por në këto momente e kam domosdoshmëri.
Genci po kalon një periudhë të vështirë. Ka pësuar një goditje në tru dhe në këto momente po kryen ndërhyrje në Spitalin Amerikan. Do i lutesha të gjithë punonjësve të RTSH nëse munden dhe kush mundet të ofrojë një kontribut prej 200 Lekë të rinj për të patur mundësinë të kem shumën 19 mijë Euro të operacionit.
Ndjesë dhe konsideratë….”, përmbyll aktorja.
ObserverKult
Lexo edhe:
GJUAJTJE ME ARMË NË KONCERTIN E REPERIT SHQIPTAR. GRANATA FATMIRËSISHT NUK SHPËRTHEN