Sabit Bajraktari: Duke tymosur mesnatën

Poezi nga Sabit Bajraktari

Iku e martja
Para pak minutash Antologji e zezë të Adem Gashit e rilexova
Nuk e di nëse i tymosa njëzet apo njëzet e pesë cigare
Gjatë ditës ku terri dhe drita ishin përzier

Tani për tani e shpërqendroj mesnatën me Marlbora Lights
Që t’mos më zë gjumi
T’mos më mundë dhembja
Teksa shohë të shtrirë plakun tim

Çfarë paradoksi
Teksa mantelbardhët shërojnë mushkëri
Pacientët ecin kundër rrymës së tyre
Thithin cigare njëra pas tjetrës
Të vetëdijshëm pa frikë
Deri atë ditë kur perdja e dhembjes do ua errësoj sytë
Do të shtrihen përdhe si një bisht cigareje
E shkelur me majën e këpucës plot baltë.

(8 mars 2023 – Prizren)

ObserverKult


Lexo edhe:

MINISTRIA E KULTURËS NDAU ÇMIMET VJETORE PËR LETËRSI

Sot, në Ministrinë e Kulturës, u mbajt ceremonia për ndarjen e Çmimit Kombëtar Letrar për Vepër Jetësore “Azem Shkreli” dhe për Çmimet Vjetore për letërsi për vitin 2022. Juria profesionale e kryesuar nga Osman Gashi dhe me anëtarët Bardh Rugova, Rrahman Paçarizi, Gëzim Aliu dhe Azem Deliu, pasi i lexoi dhe i vlerësoi veprat dhe nominimet e pranuara në konkurs, vendosi:

📚Çmimi Kombëtar për Veprimtari Jetësore “Azem Shkreli” t’i ndahet z. Zejnullah Rrahmanit.

📚Çmimi për Veprën më të mirë në Prozë “Anton Pashku” t’i ndahet z. Veli Karahodës për romanin “Fundi i palavdishëm i Igor Bagrickit”.

📚Çmimi për Veprën me të mirë në Poezi “Ali Podrimja” t’i ndahet z. Sabit Bajraktarit për librin “ NOAH”….

Tekstin e plotë e gjeni KËTU