Një regjisor italian është mrekulluar pas një kënge të Irini Qirjakos dhe dëshiron ta bëjë pjesë të kolonës zanore të një filmi. E ftuar në “Aldo Morning Shos” në Tv Klan, Irini tregon se si e mori këtë lajm nga miku i saj.
Irini Qirjako: Është një rast tani konkret, më mori Artur Dhamo, muzikant.
Aldo: Turi i Vlorës, po.
Irini Qirjako: Më shkruan një mesazh pastaj u lidhëm. Tha “Irini, është lidhur njëri me mua dhe ai është një regjisor i madh italian, bën filmat dhe ai ka dëgjuar një këngë polifonike, më duket ti e ke incizuar jashtë, nuk e di je ti apo s’je ti”, tha.
“E ka dëgjuar atë dhe atij i ngeli në mendje, do që ta vërë kolonë zanore në film”. I thashë “ma ço një çikë, cila këngë është që të të them”. Ma dërgoi këngën, linkun dhe kur e dëgjova ishte kënga ime.
Këngëtarja shpjegon edhe se si regjisori e ka zbuluar këngën e saj.
Irini Qirjako: Unë kam bërë albume, kam punuar me një menaxhere franceze 10 vjet me grupin tim polifonik dhe kemi bërë dy albume, siç bëjnë incizimet ata, shumë të bukura. /TvKlan
ObserverKult
Lexo edhe:
PËRLOTET IRINI QIRJAKO: KAM VËLLAIN SËMURË, VETËM NJË MREKULLI E SHPËTON, JETOJ ME SHPRESA…
Këngëtarja e njohur, Irini Qirjako, për herë të parë zbuloi se po kalon momente shume të vështira me familjen e saj. E ftuar në emisionin ‘Glamour Zone’ përballë moderatores Ester Bylyku, ajo ndau një histori rrëqethëse për vëllain e saj.
E pyetur nga moderatorja se kur ka qenë hera e fundit që Irini ka qarë përpara një personi tjetër, këngëtarja u përgjigj:
“Nuk ka shumë, qava përpara burrit, motrave dhe familjarëve. Kam vëllain shumë sëmurë. Ai as 65-vjeç nuk ka bërë. Vetëm një mrekulli mund ta shpëtojë.”
Tekstin e plotë mund ta lexoni KËTU:
ObserverKult