Leo Buscaglia: Kjo rrugë, a ka dashuri?

Nga: Leo Buscaglia

“Çdo rrugë është vetëm një nga drejtimet ndërmjet miliona rrugëve të mundshme. Prandaj duhet gjithnjë të kemi parasysh që një rrugë është vetëm një drejtim. Nëse ndjeni që nuk duhet ta ndiqni, nuk jeni të detyruar ta bëni.

Çdo rrugë është vetëm një drejtim. Nuk ka pse të turpëroheni para vetes ose të tjerëve po ta lini atë rrugë, nëse kështu jua këshillon zemra. Por vendimin për të vazhduar këtë rrugë, ose për ta lënë atë, nuk duhet ta merrni të nxituar nga frika ose ambicia.

Kini parasysh, studiojeni çdo anë me shumë vemëndje dhe me qetësi. Provojeni ta përshkoni aq herë sa e shihni të nevojshme, pastaj bëjini një pyetje vetes, vetëm vetes suaj. Kjo rrugë, a ka dashuri? Të gjitha rrugët janë njëlloj. Nuk të çojnë në asnjë vend.

Ka rrugë të cilat kalojnë nëpër pyll ose anash tij. A ka dashuri kjo rrugë? Është e vetmja pyetje që ia vlen t’i përgjigjesh. Nëse aty ka dashuri, atëherë është një rrugë e mirë. Nëse nuk ka, duhet lënë.

(Shkëputur nga libri “Të jetosh, të dashurosh, të kuptohesh”, përkthyer nga Zhak Pilika. Marrë nga muri i Enkelejda Sutit)

ObserverKult


Lexo edhe:

LEO BUSCAGLIA: PO QESHËT, KA RREZIK T’JU MARRIN PËR BUDALLENJ…

Nga Leo Buscaglia

“Po qeshët, ka rrezik t’ju marrin për budallenj”. E pastaj? Ku ka më të gëzuar e më të kënaqur se budallenjtë?
Po qatë, ka rrezik t’ju marrin për sentimentalë”. Natyrisht që unë jam sentimental. Më pëlqen! Lotët mund të jenë të dobishëm.

Po vendose kontakt me një tjetër, ka rrezik të hysh në marrëdhënie të vërtetë”. Cili është ai që rrezikon kaq? Unë, unë dëshiroj të rrezikoj!

Po i shfaqe ndjenjat e tua, ka rrezik të tregosh ‘unin’ e vërtetë”. E pse jo, çfarë kam tjetër për të treguar?
Po shfaqët idetë dhe ëndrrat tuaja përpara turmës, ka rrezik që t’ju quajnë naiv.
Oh, më kanë thirrur me epitete mjaft më të këqija.

Tekstin e plotë mund ta lexoni KËTU:

ObserverKult