Artistja shqiptare me prejardhje nga Gostivari, Hava Bekteshi, ka arritur të promovojë në një mënyrë të veçantë instrumentin e çiftelisë nëpër eventet më të rëndësishme artistike në Gjermani.
Ajo, në një lidhje të drejtpërdrejtë në emisionin ALARM në ATV, tregoi kohën kur kishte arritur të fusë instrumentin e çiftelisë në Filarmoninë në Gjermani.
“Hera e parë ishte viti 2019, kur në Filharmoninë në Hamburg, në sallën e madhe çiftelia u bë pjesë në një skenë botërore. Hera e fundit ka qenë në Berlin, në koncertin ‘HausBerlin’ më 12 gusht dhe këtu e kam prezantuar çiftelinë dhe në fakt e kam reprezantuar Shqipërinë me çifteli”, tregoi Hava.
Ajo thotë se i gjithë ky rrugëtim i saj deri te futja e çiftelisë nëpër skenat gjermane, tregon faktin se publiku atje e ka mirëpritur dhe se është mjaft i interesuar për këtë instrument muzikor.
“Është njëra prej këngëve më të bukura që insistojnë kolegët dhe publiku ta dëgjojnë dhe iu intereson historia e popullit shqiptar, disa edhe emocionohen me historinë, vuajtjet e popullit shqiptar ndër vite”, u shpreh artistja shqiptare./atvlive
ObserverKult
Lexo edhe:
KJO ËSHTË ÇIFTELIA TË CILËS GJATË LUFTËS I RA HEROI AGIM RAMADANI
Heroi i kombit Agim Ramadani gjatë viteve ’89-’99 kishte qëndruar në konakun e “Ramë Zyberit” në Junik, ku siç tregon pronari i asaj kulle, Zymer Krasniqi, i ndjeri Ramadani i kishte rënë çiftelisë, të cilën edhe sot e asaj dite Zymeri ende e ruan.
“Kësaj çiftelie gjatë luftës i ka ra edhe i ndjeri Agim Ramadani. E kemi lënë në mollë dhe kur kam ardhur pas luftës e kam gjetur të thyer…
Tekstin e plotë mund ta gjeni KËTU