MKRS: Restaurohet një nga shtëpitë më të veçanta në Prizren

Me shumë përkushtim po i vazhdon punët Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit të Kosovës për mbrojtjen e restaurimin e aseteve të trashëgimisë kulturore në vend.

Kështu së fundmi shtëpisë, e cila ishte pothuajse në prag të shkatërrimit të tërësishëm, i është kthyer edhe njëherë shkëlqimi që i takon. Kështu ka njoftuar Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit përmes një njoftimi në rrjetet sociale, bashkangjitur edhe një video.

Bëhet fjalë për një nga shtëpitë tradicionale dhe më të veçantë në Prizren e cila është e familjes Dorambari.

ObserverKult


Lexo edhe:

PAS 12 VITESH ZVARRITJE, RESTAUROHET XHAMIA 600-VJEÇARE NË PRISHTINË

Pas 12 vitesh zvarritjeje, më në fund Xhamia e Çarshisë në Prishtinë, i rikthehet komunitetit. Pjesa e brendshme është rinovuar dhe pikturat murale janë restauruar.

Ndërhyrje janë realizuar edhe në dyshemenë e xhamisë, ku janë vënë instalimet e ngrohjes dhe të ventilimit. Specialistët kanë punuar edhe në oborrin e xhamisë, duke restauruar shatërvanin, i cili gjithashtu është aset i trashëgimisë kulturore të Kosovës.

Përtej komunitetit fetar, kjo kryevepër e arkitekturës është një aset i rëndësishëm në skenën e trashëgimisë kulturore të Prishtinës.

Tekstin e plotë mund ta lexoni KËTU:

ObserverKult