Poezi nga Zef Serembe
Nga katudi u largova posi i bjerr
Vajta te ljufta e fortë e u gjenda i vetë:
Larh u rrinja nga ti me zëmrën shkjerr,
Se anamesa të hojve u gjenda i shkretë:
Edhe zëmra kekj fort të dëshironej
Edhe e mjera më ra se nkë të çonej.
Gjaku venej mbë truall si ujë kroi
E fare gjellën time e ndikurova,
Vapë e kekj shkoi mbi mua e bora shkoi,
I aksëm gjith gramitë u kapëtova
E shumë her’ si i bjerr ndë gjithësi
Më vinin trut te ti me dashuri.
(Shkëputur nga libri ‘Vepra 1-Vjersha’ i Zef Serembe)
ObserverKult
—-
Lexo edhe:
ZEF SEREMBE: FYTYRA E ASAJ…
Poezi nga Zef Serembe
Si vajza ime e bukur s’ka asnjë:
E prerë, e holl’ si kumbull, drejt më rri:
Kur ecën, shkon si zogë e mbase më
Zërin e saj e ngre plot harmoni.
I ndan flokët në mes dhe rrethas vë
Gërshetin që i shkëlqen krejt në të zi,
I feks balli që rreze drite zë
Si gryka e detit n’agim’n e ri.
Të zes e tërë mënd e mall të thellë,
Sytë e saja shkëlqejnë më se hënë,
Në mes të faqes i qesh hunda e hollë.
Poezinë e plotë mund ta lexoni KËTU:
ObserverKult